Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është i interesuar për marrëveshje, një ditë përpara takimit të Ohrit, ku përballë do ta ketë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti tha se në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas tij, kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.
Kreu i ekzekutivit komentoi deklaratat pesimiste të presidentit serb, për të cilat tha se kjo nuk është qasje konstruktive.
“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend”, është shprehur Kurti për AlsatM.
Tutje, ai tha se përkushtimi e kreativiteti nga pala nuk do të mungojnë, teksa shtoi se “këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...