Reperi 27-vjeçar, Costa Titch, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa ishte duke kënduar në një koncert në Florida.
I riu u shemb në tokë duke shokuar publikun. Familjarët konfirmuan më pas se I riu kishte pësuar atak kardiak.
Reperi Costa Titch ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke kënduar në një koncert në Florida. Këngëtari afrikano-jugor papritur humbi ndjenjat në skenë para audiencës së shokuar dhe më pas ndërroi jetë nga ataku kardiak në spital.
Në pamjet e regjistruara të momenteve tragjike, që shumë media zgjodhën të mos i publikojnë, këngëtari në skenën e ‘Nasrec Expo’ në Johannesburg duket teksa rrëzohet gjatë këngës së tij.
Por 27-vjeçari, ngrihet sërish dhe përfundon këngën, teksa duke qëndruar para fansave që duartrokisnin, ai shembet papritur përdhe.
Familja e tij konfirmoi më vonë humbjen e jetës teksa falënderonte fansat për mbështetjen.
“Vdekja tragjikisht na ka trokitur në derë, duke na marrë djalin tonë të dashur, vëllanë e nipit e shkëlqyer. Familja Tsobanoglou ju falënderon për dashurinë e mbështetjen që i keni dhënë djalit tonë”, shkruanin familjarët.
Emri i vërtetë i 27-vjeçarit ishte Constantinos Tsobanoglou dhe që kur hyri në industrinë e muzikës në vitin 2020, I riu kishte marrë disa çmime.
Costa kishte nënshkruar kohët e fundit me studiot e regjistrimit të artistit Akon, ‘Konvict Kulture’.
“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë:...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...