Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër.
Duke e cilësuar vendimtar rolin e grave dhe ish-të përndjekurve në përmbysjen e regjimit, si dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, Berisha tha se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.
Për kreun e demokratëve, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet. Berisha akuzoi Kryeministrin se prej 10 vitesh ka izoluar qytetin verior me mungesë investimesh./tvklan.al
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...