Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan sot me datën 02.03.2023 ka arrestuar të dyshuarin M.B. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. /arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...