Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmbajtjen e propozimit evropian, të njohur ndryshe si plani franko-gjerman i cili u pranua dje nga kryeministri Kurti, e ka quajtur si ndëshkim ndaj Kosovës dhe jo marrëveshje.
Në një postim në Facebook, Krasniqi konsideron se Serbia me këtë plan përfiton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, fuqizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimin direkt serb në politikat qeveritare të Kosovës, përcjell arbresh.info.
“1. Zajednica merr 20% të territorit të Kosovës. 2. Kisha Ortodokse Serbe ka në pronësinë e saj prona të shumta dhe e vazhdon rolin bllokues e subversiv ndaj shtetit të Kosovës, tash me kapacitete edhe më të mëdha. 3. Shteti serb e ka rikthyer prezencën direkte në politikat e qeverisë së Kosovës, sa u përket interesave të serbëve”, ka shkruar Krasniqi.
Ai u është referuar nenit 7 dhe 10 të planit franko-gjerman, në të cilat flitet për Asociacionin, Kishën Ortodokse Serbe dhe për ndihmën financiare të serbëve të Kosovës nga Serbia, teksa ka thënë se për gjitha këto favore, Serbia nuk do të ofrojë asgjë në këmbim.
Në takimin e djeshëm në Bruksel me ndërmjetësit evropianë, kryeministri Kurti dhe presidenti serb janë pajtuar që ta pranojnë propozimin evropian, i cili është ‘në tavolinë’ që nga shtatori i vitit të kaluar.
Takimi i radhës Kurti – Vuciq mbahet më 18 mars në Bruksel./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...