Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka hapur një fond në Gofundme, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi.
Sot gjatë ditës përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në fondin që e hapur për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbi 110 donatorë.
“Mbi 110 donatorë. Ndihmo edhe ti fëmijët në Turqi dhe Siri’, ka shkruar Pacolli.
Ndërkohë, në faqën e fondit, fillimisht është caktuar shuma prej 300 mijë eurosh si synim për grumbullim.
Kujtojmë se numri i vdekjeve si pasojë e tërmetit që dridhi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet.
Raportimet e fundit janë se deri tash zyrtarisht janë 25 mijë e 401 persona kanë humbur jetën. /arbresh.info/
lexo edhe:
Behgjet Pacolli hap fondin “Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi e Siri”
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116