Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni priti sot në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale (UPF) që përbëhej nga Dr. Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë.
Kryeministri Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.
Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja. /arbresh.info/







Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...