Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së që gjendet në Turqi, ka shpëtuar një vajzë dy vjeçare nga rrënojat e tërmetit.
Mehaj ka thënë se ndihet krenar që kanë arritur ta shpëtojnë vajzën dhe se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për shpëtimin e gruas.
“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, ka shkruar Mehaj në Facebook
Ekipi i FSK-së në Turqi sipas komunikatës është duke i dhënë prioritet vendeve ku janë idenfitikuar se ka persona të gjallë.
“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë. Krenar me djemtë dhe vashat tona!”, ka shkruar Mehaj.
Kujtojmë se më shumë se 11,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8. Zyrtarët citojnë 8,574 vdekje në Turqi dhe 2,660 njerëz të konfirmuar të vdekur në Siri.
Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona./arbresh.info/
Lexo edhe:
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...