PD-ja akuzon Ramën se nuk deklaron fitimin nga pikturat

15:11 | 19 Dhjetor 2015
M. A.

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk paguan asnjë detyrim doganor për pikturat e tij, teksa shqiptarët burgosen për një kupon.

“Rama nuk deklaron asgjë për pikturat e tij. Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, si imuniteti që mori në Parlament duke mos lejuar hetimin e aferës CEZ. Këto padrejtësi, ky shtet do të marrë fund. Populli është në këmbë. Shteti do të shkulet nga themelet, njësoj si bunkeri. Koha e kësaj qeverie ka mbaruar”, tha Grida Duma, sekretare e marrëdhënies me publikun në PD.

Shpërndaje në rrjete sociale