Rajoni i Dukagjinit në këtë periudhë të vitit frekuentohet rëndom nga turistët të cilët zgjedhin Rugovën për pushime dimërore.
Mirëpo, rruga nga qyteti i Pejës që dërgon deri atje vazhdon të mbetet e dëmtuar duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme tek institucionet për intervenim në këtë rrugë, por nuk kanë marrë përgjigje.
Ata që duan t’i shijojnë bukuritë e Grykës së Rugovës, së pari detyrohen t’i tejkalojnë vështirësitë e rrugës.
Pjesa dërrmuese e 30 kilometrave të kësaj rruge është me gropa, shembje të asfaltit te pjesët anësore dhe shembje dheu.
Përfaqësuesit e kësaj zone thonë se rruga ka filluar të dëmtohet që nga reshjet e nëntorit të vitit të kaluar, por askush nga institucionet nuk ka intervenuar.
Banor i Rugovës, Agron Nikçi thotë se janë lënë pas dore kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës.
“Jemi të lënë pas dore me mos mirbajtejen e rrugës M 9 e cila i lidh 16 fshatra të Rugovës”, tha ai.
Flamur Rexhbogaj – Përfaqsues i fshatrave të Rugovës thotë se kanë dëmtuar rrugën jashtë mase.
“Reshjet e fundit e kanë dëmtuar edhe më shumë se sa ka qenë, ju kam drejtuar edhe me shkrim ministrisë”, tha ai.
Dëmtimi i rrugës ka ndikuar edhe te bizneset e kësaj zone.
Sipas afaristëve të kësaj ane, këtë vit ka rënë dukshëm numri i vizitorëve.
Në anën tjetër Mustaf Nikçi, afarist ankohet se nuk ka vizitor shkak, sipas tij, rruga e prishur.
“S’ka vizitor që vjen edhe nuk e prish ndonjë gomë të makinës “, tha ai.
Rruga Pejë-Rugovë është në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës.
Se kur do të bëhet intervenimi në këtë rrugë, zyra për media e kësaj ministrie nuk është përgjigjur./rtk
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...