Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e kundërshton propozimin që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë,
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se me kërkesën e opozitës që të kthehet vlerësimi i vjetër, janë biznesmenët, ndërtimtarët e tregtarët, ata që do të paguanin mijëra euro më pak për tatimin në pronë.
“Janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa”, ka shkruar Murati.
Tutje Murati renditi disa shkak-pasoja që do të ndodhnin, me propozimin e opozitës/LDK-së.
“95% e tatimpaguesve nuk do të përfitonin nga falja e tatimit në pronë; Nëse e marrim vetëm një rast të një biznesmeni ndërtimtar, me vlerësimin e vjetër do të paguante 27 mijë euro më pak tatim sesa me vlerësimin e ri – raste të tilla ka shumë; Një tjetër pronar marketesh, me vlerësimin e vjetër që po e kërkon LDK, do t’i binte të paguajë rreth 70 mijë euro më pak”, shkroi ministri.
“Pra, qytetarë të dashur, kushdo që me të vërtetë ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin që secilit t’i falen deri në 100 euro nga fatura e tatimit në pronë. E ata që kanë hallin e biznesmenëve e ndërtimtarëve, e mbështesin propozimin e opozitës që të MOS u lehtësohet barra 95%-shit, por të mbrohen ndërtimtarët e tregtarët”, tha si.
Ministri Murati njoftoi se shumë shpejt do ta dërgojnë ligjin në Kuvend, i cili do të përfshijë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023, si dhe do të rrisim fleksibilitetin e komunave dhe do të bëjë tatimin progresiv për vitin 2024 e tutje, ashtu që, ata që kanë më pak të paguajnë më pak, ndërsa ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë, siç u shpreh ministri Murati./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116