Aleksandria, porti më i madh dhe qyteti i dytë më i madh egjiptian, mund të zhduket nën det brenda disa dekadash.
Sipas skenarit më të mirë të OKB-së, një e treta e qytetit, i cili u themelua nga Aleksandri i Madh në deltën e Nilit, do të jetë nën ujë ose i pabanueshëm deri në vitin 2050, raporton Jutarnji list, transmeton arbresh.info.
Një milion e gjysmë banorë nga gjithsej gjashtë milionë do të duhet të ikin nga shtëpitë e tyre dhe rrënojat e lashta të qytetit dhe monumentet historike janë në rrezik të madh nga Deti Mesdhe.
Deri më tani, qindra banorëve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u dëmtuan nga përmbytjet në 2015 dhe 2020.
Siç raporton Jutarnji list, çdo vit qyteti fundoset me më shumë se tre milimetra. Në të njëjtën kohë, niveli i detit po rritet për shkak të ngrohjes globale.
Sipas parashikimeve më të këqija të panelit klimatik të OKB-së IPCC, Deti Mesdhe mund të rritet me një metër brenda tridhjetë viteve.
Ai do të përmbyste “një të tretën e tokës bujqësore shumë produktive në deltën e Nilit” si dhe “qytetet historikisht të rëndësishme si Aleksandria”, parashikon OKB.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116