Reshjet e mëdha të shiut nuk kanë kaluar pa lënë dëme në infrastrukturë.
Dëme janë shkaktuar tek ura e Liqenit të Badovcit në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Në rrugën Prishtinë – Gjilan është dëmtuar ura te liqeni i badovcit. Ekipet janë duke u munduar që ta sanojnë sa më shpejtë që është e mundur. Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës.
Për pasojë shumë banorë e kanë pasur të vështirë lëvizjen, e në shumë rast është dashur edhe ndihma e ekipeve emergjente, policisë si dhe vullnetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve në evakuim.
Skenderaj, Mitrovica, Istogu e Klina janë ndër komunat që janë prekur më së shumti nga vërshimet e mëdha./arbresh.info/
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...