Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ai tha që edhe pse kanë kaluar tetë muaj, ende nuk është bërë asgjë në lidhje me aplikimin e Kosovës për në KiE.
“Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga atëherë nuk ndodhi asgjë. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?”, ka shkruar Abraham./arbresh.info
Ja dhe njoftimi:
8 months ago #Kosovo applied for membership to the Council of Europe. Since then nothing happened. Today I asked the Committee of Ministers when they are finally planning to refer Kosovo’s application to the Parliamentary Assembly for an opinion! pic.twitter.com/XXkPCcHz2Q
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) January 16, 2023
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...