Ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë i Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Ambasada e Britanisë, ka njoftuar se Peach ka mirëpritur përpjekjet për uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit derisa ka inkurajuar që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës.
“Është me rëndësi që të gjithë ndërprenë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe punojnë bashkë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”, thuhet në njoftim përcjell arbresh.info.
Derisa për takimin me kryeministrin Kurti, qeveria ka njoftuar se me Peach është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023.
“U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë. Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Lexo edhe:
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...