Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Dua Lipa e ka filluar koncertin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Para nisjes së performancës së saj, Lipa ka thënë: “Të gjithë shqiptarëve, ua uroj Ditën e Pavarësisë”.
Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj sheshi “Skënderbej” është i stërmbushur.
Ky koncert është në kuadër të turit të këngëtares “Future Nostalgia”, dhe përmbyllet në Shqipëri.
27-vjeçarja ka thënë se ka adhurues të saj nga shumë vende të tjera të botës që kanë shkuar në Tiranë për koncertin e saj.
“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur edhe nga shtete të tjera të botës”, ka thënë Lipa./arbresh.info/
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...