Real Madridi ka fituar 3-1 ndaj Sevillas në kuadër të javës së 11-të në La liga.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Luka Modric, me Vinicius Junior që ishte asistuesi.
Me këtë gol të vetëm nga kroati edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë, shkruan telegrafi.
Ishte minuta e 54-të e takimit, kur Sevilla e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Erik Lamelas, ndërsa Montiel ishte asistuesi.
Por, kampioni në fuqi nuk u dorëzua deri në minutat e fundit dhe ia doli ta rikthente epërsinë.
Në minutën e 79-të, Vinicius ishte sërish asistuesi, ndërsa Lucas Vazquez realizoi për 2-1.
Për golin e tretë u përkujdes Federico Valverde (81’), gjersa Marcos Asensio ishte në rolin e asistuesit.
Pas javës së 11-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të takohet me Gironan.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...