Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për media të hënën e ardhshme.
Raportuesja e Parlamentit Evropian do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi.
Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.
Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...