Policia e Lezhës ka arrestuar një person, i akuzuar për një vrasje të kryer shtatë vite më parë, ku viktimë ishte një i mitur.
Zbardhja e ngjarjes është bërë pasi policia ka zbuluar eshtrat e viktimës, të identifikuar si Mariglen Gjonaj, 16 vjeçar në kohën kur është kryer krimi.
I mituri ishte denoncuar si i zhdukur nga familja në vitin 2015. Policia tha se më 3 prill të këtij viti janë gjetur pranë hidrovorit në fshatin Fushëkuqe të Kurbinit eshtrat që pas analizave rezultuan se ishin të të miturit.
Pas rifillimit të hetimeve, u bë e mundur edhe identifikimi i autorit të ngjarjes, Kristian Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Kurbin, i cili u arrestua një ditë më parë.
Sipas autoriteteve, Cenaj e ka vrarë adoleshentin për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. /arbresh.info/
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...