Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për arbresh.info operacionin e rastit të fazës së parë për sekuestrimin e disa vilave në Brezovicë.
“Është duke u bërë identifikimi i dhe sekuestrimi në zonën e dytë ku është e ndalur rreptësishtë ndërtimi”, është shprehur ai.
Ndryshe, deri më tani që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. /arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...