Këngëtari nga Kosova, Bardhi, së fundmi ka bërë bujë, ndërsa ka zbuluar emrat e rep artistëve shqiptarë prej të cilëve inspirohet në muzikën që krijon.
Bardhi, emri i vërtetë, i të cilit është Bardhyl Idrizi, ka thënë se janë artistët, Unikkatil, Mc Kresha, Lyrical Son e Ledri Vula, ata që e kanë inspiruar atë që kur ishte fëmijë.
“Unikkatilin e kam dëgjuar shumë si fëmijë, Mc Kreshën, Ledrin, Festimin (Lyrical Son). Krejt këta që janë sot”, ka thënë Bardhi gjatë një intervistë për “Më lër të flas”.
Repertuari i tij është i mbushur me balada, por ajo që i dha famën mbetet kënga “Betohemi”, ndërsa pas këtij hiti, duket se fshihet një histori interesante.
“Kjo këngë u bë një natë kur kam kaluar kufirin ilegalisht, thashë po futem në studio, po bëj një këngë. Pastaj kur kënga ishte bërë virale edhe sa ishin hapur pak lokalet prej pandemisë, pashë gjithë gocat që po këndonin këngën. Unë isha ulur aty afër, askush nuk më njihte mua”, ka thënë Bardhi tutje.
Mes tjerash, artisti ka shtuar se ka “fantazi seksuale” vetëm për një këngëtare shqiptare e ajo vijon të jetë, Rita Ora.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...