Partia Demokratike zbuloi disa detaje nga takimi mes kryetarit të saj Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të zhvilluar mëngjesin e të martës në selinë e PD.
“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftimin për mediat të PD.
Gjatë ditës, vetë Meta tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën e vërtetë, si dhe zbuloi se objektivi kryesor i forcës politike që drejton është sigurimi i vendit të parë sa i përket këshillave bashkiakë, ndërsa për kandidatët për kryebashkiakë nuk do të pengojë primaret e Partisë Demokratike./a2news.com
Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJ...
Man United planifikon huazimin e Rashford, paga e lartë peng...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Deçan
Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dës...
Lezhë: Vrau të miturin për një orë Rolex, dënohet me burgim ...
Dyshohet për legalizim të ndërtimit të paligjshëm, kërkohet ...