Liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në agjendën e grupit punues për viza në takimin e 13 tetorit.
Nga kjo datë do të konsiderohet se edhe zyrtarisht kanë filluar procedurat përkatëse legjislative, të cilat do të çojnë në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Përfshirjen e pikës së liberalizimit të vizave gjatë muajit tetor e kishte paralajmëruar presidenca ҫeke në një letër të cilën javën e kaluar ua ka dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kosova ka pritur për këtë moment për më shumë se dhjetë vjet.
Në vitin 2012, Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa në vitin 2018 Komisioni Evropian konfirmoi se vendi i plotësonte të gjitha kriteret rekomandoi heqjen e regjimit të vizave.
Parlamenti Evropian, një nga dy institucionet që vendos për këtë, disa herë ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Prej vitesh çështja ka ngecur në Këshillin e Ministrave të BE-së, i cili merr vendimin përfundimtar, për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik të shteteve anëtare të BE-së për të ҫuar procesin përapara.
Sipas procedurave në institucionet evropiane, pasi Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për një vend, procesi i vendimmarrjes zhvillohet në dy pista: në nivel të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së.
Vendimi merret me shumicë të cilësuar, që nënkupton votën e 55 për qind të shteteve anëtare, popullsia e të cilave përfaqëson 65 për qind të të gjithë popullsisë së BE-së.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lëvizjen e lirë në shtetet e Evropës.
Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë liberalizimin e vizave nga viti 2009 e Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria morrën liberalizimin në vitin 2010./rtk
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...