Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes me Irlandën e Veriut me rezultat 2-1, duke thënë se zhvilluan ndeshje të mirë, por tashmë duhet të mendojnë për Qipron.
E golin e vetëm për ‘Dardanët’ e shënoi sulmuesi në formë, Vedat Muriqi, i cili në tërësi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Muriqi ka thënë se Kosova zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ndërsa pret kthimin e Amir Rrahmanit që t’ia dorëzojë shiritin e kapitenit.
“Kemi zhvilluar një superndeshje nuk e merituam humbjen. Gjithmonë është krenari të vesh fanellën e Kosovë, jam krenar që isha kapiten, por shpresoj që të shërohet sa më shpejtë Amiri, nuk ka rëndësi shiriti”, ka thënë Muriqi për Supersport.
Muriqi u pyet edhe në lidhje me ndeshjen ndaj Qipros, dhe shto se është një ndeshje jetë apo vdekje.
“Do bëhemi gati sepse e dimë që është një ndeshje për jetë a vdekje, po të fitonim sot do ta kishim më të lehtë në ndeshjen ndaj Qipros”, nënvizoi Muriqi.
Kosova pas asaj humbje është në vendin e dytë me 6 pikë, një më shumë se Qipro me të cilën ndeshet javën e ardhshme. /Telegrafi/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...