Nesër fillon gara për ekipin Bad News Eagles në turneun TipSport Prague i cili do të mbahet në qytetin Pragë të Çekisë.
Pjesëmarrjen në këtë turne ekipi shqiptar e siguroi përmes turneut kualifikues i cili u mbajt online, dhe tani do të jetë në garë së bashku me tri ekipe tjera.
Për ekipet pjesëmarrëse do të ndahen gjithsej 37.000 dollarë si shpërblime, ku 20.000 prej tyre do të shkojnë për fituesin e vendit të parë.
Ndeshja e parë e Bad News Eagles do të zhvillohet nesër në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 18:30, dhe do të përballet me ekipin SINNERS.
Në rast të fitores bNe do të kalojë në finale, ndërsa në rast të humbjes do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër për vendin e tretë.
Ndeshja Bad News Eagles ndaj SINNERS do të transmetohet në kanalin PlayZoneTv në platformën Twitch. /Telegrafi/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...