Nesër, Grupi Respect Our Rights – ROR, do të mbaj aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mos diskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale “Teshat nuk m’definojnë”, duke filluar nga ora 10:00. Ky aktivitet përmban një instalacion i cili e përfaqëson zërin tonë në lidhje me ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve.
Përmes kësaj fushate, qëllimi ynë është që të mundohemi të rrisim vetëdijesimin e qytetarëve në lidhje me këto dukuri, qe të kemi mundësinë të sensibilizojmë institucionet dhe të thellojmë bashkëpunimin mes ROR-it, institucioneve shtetërore dhe vendimmarrëse.
Të pranishëm në këtë fushatë do të jenë: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca; Ministrja e Drejtësisë . Albulena Haxhiu; zv.Ministrja e Arsimit, Edona Maloku Berdyna; Deputetë të Kuvendit të Kosovës; Komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, përfaqësues të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA, Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës se Holandës ne Kosovë.
Kjo fushatë realizohet në kuadër të programit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e tyre “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. /arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...