Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, një rekord prej 1.295 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e marinës dhe patrullës kufitare kapën 27 varka të vogla që vinin nga Franca, ku në secilën prej tyre kishte mesatarisht 50 emigrantë, njoftoi ministria të martën.
Shifra e së hënës ishte shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm njëditor i nëntorit prej 1.185.
Gjithsej 6.273 emigrantë kanë kaluar Kanalin deri më tani në gusht, shifra e dytë më e lartë mujore pas nëntorit 2021, kur 6.878 emigrantë ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm.
Numri i përgjithshëm për vitin 2022 aktualisht qëndron në rreth 22.500, dyfishi i shifrës të vitit 2021.
Në fillim të këtij viti, qeveria britanike doli me propozimin e saj të diskutueshëm për të deportuar emigrantët që kanë mbërritur përmes Kanalit në Ruandë për shqyrtimin e kërkesave të tyre të azilit.
Plani është pezulluar për shkak të një shqyrtimi gjyqësor i cili është në vijim e sipër, por qeveria ka thënë se po vazhdon përgatitjet për zbatimin e kësaj politike.
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...