Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar sërish komunat veriore të Kosovës.
Vizitën e sotme Sveçla e cilësoi si të rregullt teksa bëri të ditur se bashkë më të ishte dhe zëvendësminsitri Bardhyl Dobra, me të cilin takuan Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ku siç tha ai kuptuan se situata është e qetë dhe stabile.
“Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ai tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, teksa shtoi se do të jenë zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës./arbresh.info/
Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore