Edi Rama publikoi sot shifrat e vizitorëve të huaj në Shqipëri përgjatë muajve qershor e korrik si dhe në 7 ditët e para të gushtit.
Në muajin qershor 2021 numri i vizitorëve të huaj ka qenë 604,381, ndërsa në muajin qershor 2022 numri i vizitorëve është rritur me 45 për qind, duke shkuar në 867,056 vizitorë.
Në muajin korrik 2021 numri i vizitorëve të huaj ka qenë 1,158,962, ndërsa në muajin korrik 2022 numri i vizitorëve është rritur me 21.9 për qind, duke shkuar në 1,403,333 vizitorë.
Në datat 1-7 gusht 2021 numri i turistëve ka qenë 411,020, ndërsa në 7 ditët e para të muajit gusht 2022 numri i vizitorëve është rritur me 17.5 për qind, duke shkuar në 482,818 vizitorë.
“Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit. Nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufij”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale./arbresh.info/
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...