Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar në Vjenë me dy eurodeputetët austriak, Lukas Mandi, dhe Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të MSH-së, shkruan arbresh.info.
“Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputetët, Mandi dhe Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Eurodeputetët austriak, Lukas Mandi dhe Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhr në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
Kurse. përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, thanë se ata çdo herë do të jenë në mbështetje të ministrit Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët./arbresh.info/

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor