Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multi-raketor M270. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes në vend Oleksii Reznikov. Ndërsa falënderoi partnerët për ndihmën, ministri u shpreh po ashtu se për armikun nuk do të tregohet mëshirë.
https://twitter.com/oleksiireznikov/status/1547965132000530434?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1547965132000530434%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fnuk-ka-meshire-per-armikun-ne-ukraine-mberrin-sistemi-raketor-m270%2F
Ndërkohë, një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të sulmeve në drejtim të civilëve. Akuzat e tij vijnë pas një sërë sulmesh me raketa nga pushtuesi duke përfshirë këtu edhe sulmin mbi qendrën populluar të Vinnytsia-s. Nga ky sulm mbetën të vrarë 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë.
Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, i tha Guardian se monitorimi i sulmeve ruse tregon rritje të numrit të sulmeve javët e fundit që po terrorizon popullsinë civile të Ukrainës. /arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...