Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit.
Aktualisht ka rreth 5 300 vende të lira pune.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit problematike janë grupmoshat jo shumë të favorshme për punësim.
Rreth 50% e punëkërkuesve të papunë janë të moshës mbi 45 vjeç.
“Është targeti më i vështirë për punësim. Përgjithësisht janë punëkërkues të papunë afatgjatë, janë ata persona që kanë mbi 1 vit të regjistruar në zyrën e punës, janë ata persona që e kanë të vështirë punësimin. Për ti integruar në tregun e punës ofrojmë programe me punësim part-time ndërkohë ata mund të formohen në një profesion më të ri, se ndoshta profesioni që kanë pasur mund të jetë vjetërsuar ose nuk kërkohet më në tregun e punës,” u shpreh Gertiola Cepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit.
Zanatet më të kërkuara në Shqipëri nga qytetarët janë: kuzhinier, kamerier, parukier/berber, shitës, specialist i mësimdhënies, recepsionist, punonjës në ndërtimit, bujqësi, miniera, transport etj.
Nga ana tjetër sektorët që kërkojnë punëtorë janë: industria përpunuese, tregtia, akomodimi, ndërtimi, hoteleri-turizmi
“Ndryshe janë vendet që shpallen nga punëdhënësi, ndryshe janë profesionet e dëshiruara që duan punëkërkuesit,” u shpreh Cepani.
Shumica e të papunëve janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Korça. euronews.al
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...