Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar sot një delegacion të shtetit të Iowa-s, të përbërë nga përfaqësues institucionalë, kryetarë komunash, ushtarakë, përfaqësues të universiteteve, artit, kulturës, sportit, medias, dhe të rinj, të udhëhequr nga gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy E. Orr, shkruan arbresh.info.
Presidentja ka falënderuar shtetin e Iowa-s, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ajo e ka vlerësuar vizitën e përfaqësuesve të shtetit të Iowas si sinjal i përkushtimit të ndërsjellë për t’i përafruar vendet tona në vazhdimësi dhe për t`i forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme me aleatin e përhershëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para delegacionit amerikan, Presidentja Osmani foli edhe për potencialin që ofron Kosova, duke përmendur përqindjen e madhe të të rinjve, shkollimin e tyre, sikurse edhe sukseset e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, ku ata fituan 6 medalje olimpike.
Në takim me delegacionin nga Iowa, Presidentja Osmani ka falënderuar Gjeneralin Orr për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e bashkërenduar me aleatët e saj për të kontribuar për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani potencoi ndihmën e vazhdueshme të Amerikës sikurse në ditët e errëta edhe në përpjekjet e Kosovës për pavarësi, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, duke e konsideruar këtë shtet zë të Kosovës.
Ndërkaq përfaqësues të shtetit të Iowa-s, falënderuan Presidenten Osmani për mikpritjen dhe e njoftuan për bashkëpunimin e mirë me komunat kosovare, duke përmendur binjakëzimin me disa prej tyre si dhe nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me disa universitete të Kosovës./arbresh.info/

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116