Prodhuesi i vaksinave për Covid-19, Moderna ka deklaruar se vaksina e saj e re specifike për Omicron mund të jetë një ‘pikë kthese’ në pandemi. Një studim i bërë për vaksinën e re me 800 njerëz zbuloi se rriti tetëfish nivelet e antitrupave kundër variantit Omicron .
Megjithatë, duket se vaksina nuk krijoi aq shumë antitrupa kundër BA.4 dhe BA.5, të cilat janë dominuese në Mbretërinë e Bashkuar, veprimi i injeksionit tashmë po dobësohet. Rezultatet vijnë pasi NHS u bëri thirrje rreth një milion britanikëve të moshuar që kualifikohen për të marrë dozën e katërt pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend.
Vaksina e re e Moderna-s u zhvillua për të targetuar Omicron si dhe versionin e Wuhan-it, krahasuar me vaksinat aktuale që përmbajnë vetëm kodin gjenetik të virusit origjinal. /abcnews.al/
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...