Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius.
Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë edhe autoritetet franceze njoftuan se u identifikua një pacient i cili nuk ishte në anijen MV Hondius, e cila është në karantinë, por ishte në të njëjtin fluturim me një nga pasagjerët.
Në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RND), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon me vendet përkatëse për të mbështetur gjurmimin ndërkombëtar të kontakteve për të siguruar që ata që mund të jenë ekspozuar të monitorohen dhe për të kufizuar çdo përhapje të mëtejshme të sëmundjes./tch
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...