Nën pritjen e kryetarit Smajl Latifi, Shefi e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ambasadorët e disa shteteve të BE-së si dhe me bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës të tjerë, vizituan mjediset e Kooperativës Bujqësore “Krusha”.
Pas fjalëve përshëndetëse të ambasadorit Tomas Szunyog, u shfaq edhe filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, e cila më pas tha disa fjalë rreth filmit.
Kryetari Latifi ishte pjesë e panelit, ku dha kontribut në diskutimin e përbashkët me temën: “Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse”, së bashku me drejtoreshën e KB “Krusha”, Fahrije Hoti, Blerta Thaçi, Edi Gusia dhe Iliriana Gashi.
Kryeatari Latifi u shpreh ndër të tjera që: “Kooperativa që udhëhiqet nga Fahrije Hoti, një grua e suksesshme dhe inspiruese në biznes. Ajo, historinë e saj të dhimbshme e ka shndërruar në motiv për punë e përparim, duke hapur dhe mbajtur në këmbë një kompani që sot prodhimet cilësore i eksporton edhe në tregjet e Bashkimit Evropian.”
Poashtu para të pranishmëve, prezantoi përpjekjet e shumta të Komunës së Rahovecit për fuqizimin ekonomik dhe punësimin e grave.
Ku Latifi tha që: “Ndonëse, ende një sfidë e madhe, progresi është evident. Ta fuqizosh një grua ekonomikisht, do të thotë të fuqizosh një familje. Një rëndësi e veçantë u është dhënë pikërisht grave sipërmarrëse të cilat vijnë nga zonat rurale.
Në komunën e Rahovecit, janë 420 biznese aktive qe menaxhohen nga gratë, në mesin e të cilave 346 biznese kanë statutin e bizneseve individuale dhe 74 biznese kanë statutin biznese SH.P.K.
Duke qenë se politikat e komunës sonë janë favorizuese për gratë dhe vajzat, gjatë vitit 2021, në kohën e pandemisë, Komuna e Rahovecit ka ndihmuar bizneset që menaxhohen nga gratë, në shuma prej 300 deri në 400 euro, ndërsa në vitin 2022, komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me organizatën “Help”, ka përkrahur 7 gra sipërmarrëse në vlerën prej 1,100 deri në 2 000 euro, kryesisht në makineri dhe inventar.
Ndihmë grave u kemi dhënë edhe përmes subvencionimit për përpunuesit e pemëve dhe perimeve, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, duke përkrahur 7 gra sipërmarrëse të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara sipas thirrjes për aplikim”, thuhet në komunikaten për media./arbresh.info/






Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...