Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për Planin e Pastrimit Kombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga ky aksion në disa qytete të vendit.
Kryeministri shprehet i bindur se do t’i jepet fund njëherë e mirë “kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin”
“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin✋
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...