Mallorca kërkon zbritje të çmimit për blerjen e Muriqit
Mallorca e ka shprehur së fundmi interesimin e saj për ta blerë kartonin e Vedat Muriqit.
Lazio e ka vendosur 12 milionë euro çmimin e kartonit të futbollistit kosovar, i cili ishte huazuar në klubin spanjoll për gjashtë muaj.
Përfaqësuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime, për t’i fituar zemrat e tifozëve të klubit nga La Liga.
Mallorca ka mbetur e kënaqur me kontributin e ish-futbollistit të Fenerbahçes dhe po planifikon ta blejë kartonin e tij.
Por, mediat spanjolle raportojnë se klubi ishullor po kërkon zbritje nga Lazio.
Klubi spanjoll është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e prizrenasit.
Pra, edhe Lazio është e gatshme ta bëjë një zbritje të vogël për Muriqin, i cili dështoi ta tregonte veten në kryeqytetin italian duke i realizuar vetëm dy gola për një vit e gjysmë në “Stadio Olimpico”.
Ditë më parë, edhe tifozët i kërkuan Muriqit të mbetet në Mallorca.
Ai është i gatshëm të qëndrojë në Spanjë, por tash iu mbetet klubeve ta arrijnë marrëveshjen.
Në rast s’e s’ka marrëveshje, Muriqi mund të rikthehet në Superligën turke, aty ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray./arbresh.info/
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...