Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u bëri thirrje sot institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës së Manastirit të Deçanit dhe ta regjistrojnë ligjërisht Manastirin si pronar.
“Kanë kaluar gjashtë vjet nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gati dhjetë vjet nga aktvendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, përmes të cilëve konfirmohet pronësia e Manastirit mbi disa hektarë të kontestuar të tokës në komunën e Deçanit”, tha ambasadori Szunyog.
“Tani është koha e fundit që institucionet e Kosovës të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës së Manastirit të Deçanit dhe ta regjistrojnë ligjërisht tokën që i përket Manastirit”.
“Përveç demonstrimit të përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit si një nga parimet udhëzuese të Bashkimit Evropian dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, zbatimi i aktgjykimit do të kontribuonte në një dialog shumë të nevojshëm ndërmjet komuniteteve në Kosovë”.
Pronësia e tokës nga Manastiri u kontestua nga dy ndërmarrje shoqërore dhe Komuna e Deçanit, por si Kolegji i Specializuar Pronësor i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme edhe Gjykata Kushtetuese i refuzuan pretendimet e tyre.
“Vitet që kanë kaluar që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e zvogëlojnë por përkundrazi e përforcojnë nevojën e zbatimit të tij dhe të zbatimit të parimit të sigurisë juridike, ku vendimet gjyqësore të formës së prerë zbatohen dhe nuk vihen në dyshim. Zbatimi i aktgjykimit gjithashtu do të kontribuonte në integrimet e mëtejshme evropiane dhe aspiratat e Kosovës”, shtoi Szunyog.
Bashkimi Evropian po ndihmon institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendën e Reformës Evropiane./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...