Në Komunën e Deçanit ditët e fundit ka pasur reshje të shpeshta të shiut, dhe si rezultat i kësaj, sipas kryetarit Bashkim Ramosaj, meqë Deçani edhe para një viti është përballur me një valë të madhe të helmimeve të qytetarëve nga uji i pijes, për shkaqe sigurie sot në mëngjes i është drejtuar IKSHKP-së, Insitutit Rajonal në Pejë dhe Ndërmarrjes Rajonale Hidrodrini në Pejë me kërkesën për ‘Analiza të ujit të pijes’.
“I lus qytetarët që mos të shqetësohen sepse gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, thuhet në postimin e Ramosajt në Facebook.
Këtyre ditëve sipas Ramosaj janë shfaqur disa raste të helmimit./arbresh.info/

Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...