Vedat Muriqi është bërë një hero i vërtetë në Mallorca.
Futbollisti kosovar shpërtheu në La Liga pas periudhës së errët që e kaloi në Lazio, ku për një vit e gjysmë i realizoi vetëm dy gola.
Dhe, në ishull po çmenden pas përfaqësuesit kosovar, i cili i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim nga janari, derisa është duke u munduar ta ndihmojë ekipin që të mbetet në La Liga, , shkruan “Gazeta Express”.
Mallorca, përmes rrjeteve sociale, e ka bërë një postim mjaft domethënës për 28 vjeçarin, të disatin me radhë për super-heroin e saj.
“Champions League e jona”, ka shkruar klubi spanjoll në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, duke iu referuar rëndësisë që e ka Muriqi për këtë klub.

Tifozët e kanë pritur ngrohtë futbollistin e huazuar për gjashtë muaj dhe shpresojnë që klubi spanjoll ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të “Piratit” për 12-13 milionë euro.
Muriqi mungoi në humbjen e fundit të Mallorcas nga Barcelona me rezultat 1:2 shkaku i kartonëve.
Por, ai do të jetë në dispozicion në fundjavën e ardhshme, në tentim që të shënojë dhe t’ia sigurojë një fitore të rëndësishme ekipit të tij, të cilin e presin edhe katër finale deri në fund të sezonit.
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë