Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, ku do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmje.
Media serbe Danas, ka raportuar si pasojë e këtij takimi, që do të zhvillohet me 4 maj, presidenti serb Vuçiq ka shtyrë adresimin e tij para popullit serb, që ishte paraparë për mbrëmjen e kësaj të premte.
Adresimi do të bëhet, pas takimit me Kurtin.
“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim që ta shtyjë adresimin e tij para popullit për shtatë ditë. Adresimi do të mbëhet më 6 maj, 2022, në ora 18:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës Serbe./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...