Publicisti dhe ish-diplomati, Blerim Reka, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, në takimin e së martës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku presidenti rus ka thënë se Donetsku e Luhansku janë bërë shtete të pavarura sipas analogjisë së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës.
Reka, ka thënë se analogjinë e mëhershme false të “Krimesë me Kosovën”, dje Putini e “begatoi”edhe me atë të Donbasit.
“Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Guterres, ai u mundua ta shes krahasimin e paqëndrueshëm të dy rasteve krejtësisht të ndryshme”, ka shkruar Reka në një postim në Facebook.
“Pavarësia e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare kundër një shteti të huaj pushtues që ushtronte apartheid dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare. Ndërkaq, Kremlini njohu njëanshëm ‘pavarësinë’ e Krimesë, Donjeckut e Luganskut për t’i bashkuar Rusisë. Kosova, pra luftoi për çlirim kundër shtetit të huaj (Serbisë), duke e mbrojtur territorin e vet nga ky pushtim. Krimea dhe Donbasi, ndërkaq u ‘pavarësuan’ me pushtimin nga një shtet i huaj (Rusia) duke shkëputur territor të Ukrainës”, ka shkruar Reka.
Më tej ai ka thënë se “jo se këto nuk i din presidenti i njërit nga 5 shtetet-anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Aq më tepër që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dallon qartë këto dy raste, duke vendosur ndryshe. Në vitin 2010, GJND-ja konkludoi se pavarësia e Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare. Po kjo gjykatë e OKB-së muajin e kaluar, e dënoi invazionin rus në Ukrainë, si shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
“Më qartë se kaq shëndosh. Mirëpo, ‘analogjia’ e Putinit synon mbajtjen e Serbisë në orbitën ruse para ‘hapjes së letrave’ në ‘pokerin e madh’ në East River. Kuptohet, nëse ndërkohë, ai nuk gjykohet për krime lufte”, ka shkruar Reka.
Putin në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se ka lexuar personalisht vendimin e GJND-së për Kosovën dhe se me atë rast GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe Republika e Donetskut dhe e Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë.
Donetsku e Luhansku janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia. /arbresh.info/
lexo edhe:
Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...