Manchester United zyrtarizoi transferimin e Erik ten Hag gjatë së enjtes.
Tekniku holandez do të marr timonin e “Djajve të Kuq” në përfundim të këtij edicioni.
Në intervistën e 53-vjeçarit për faqen zyrtare të Manchester United, klubi është shprehur i impresionuar me vizionin afatgjatë të tij për kthimin e skuadrës në nivelet e dëshiruara si dhe me dëshirën dhe vendosmërinë e tij për ta arritur këtë.
“Është një nder i madh të emërohem menaxher i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida përpara. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojmë”, tha fillimisht Ten Hag.
“Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajax pas këtyre viteve të pabesueshme dhe unë mund t’i siguroj tifozëve tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te Manchester United”, përfundoi ai./Arbresh.info
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit