Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesen rajonale të UNHCR për Evropën Qendrore, Nicole Epting, me të cilën ka diskutuar për çështjet që lidhen me refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat pa shtetësi.
Gjatë takimit, Kurti e njoftoi Epting për politikat dhe programet e Qeverisë së Kosovës që synojnë mbështetjen e këtyre kategorive, përfshirë strehimin, mbështetjen sociale dhe qasjen në shërbime publike, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e trajtimit të këtyre çështjeve në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe solidaritetit humanitar.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në fund të takimit u diskutua edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku Kurti theksoi se ende rezultojnë 1565 persona të zhdukur dhe kërkoi zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke nënvizuar nevojën për hapjen e arkivave nga Serbia.
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...
Kurti bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...