Trepça është nikoqir i Vushtrrisë në stadiumin “Riza Lushta” të dielën në Mitrovicë.
Kjo tashmë është e konfirmuar nga skuadra e Vushtrrisë, shkruan Arbresh.info.
Deri para pak çasteve lokacioni ka qenë enigmë pasi kryesia e Trepçës, kishte vendosur të mos i luaj ndeshjet në Mitrovicë shkaku i problemeve të fundit që po ka pikërishtë me tifozërinë e vet. Por derbi rajonal do të luhet në qytetin e minatorëve.
“Ndeshja ndërmjet KF Trepça dhe FC Vushtrria do të zhvillohet të dielën në stadiumin Riza Lushta – Mitrovicë”, ka njoftuar klubi i Vushtrrisë.
Kjo ndeshje pritet me interes të madh, shkak rivalitetit që kanë dy tifozëritë “Torcida” dhe “Forca” mes veti.
Këta të fundit kanë paralajmëruar udhëtim, mirëpo mbetet të shihet nëse ai do të ndodh.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë edhe “Torcida” ia kishte mësyrë Vushtrrisë, por që në hyrje të qytezës u ndaluan nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...