Situata “e rëndë” në qytetin e rrethuar të Mariupolit mund të jetë një “vijë e kuqe” në rrugën e negociatave, tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në një intervistë për CBS News, Kuleba tha gjithashtu se nuk kishte pasur ndonjë komunikim diplomatik të kohëve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës në nivel të ministrive të tyre të jashtme.
Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se ai priste “intensifikimin e luftimeve të rënda në Ukrainën lindore” në javët e ardhshme.
Kuleba tha: “Ne nuk kemi pasur kontakte me diplomatët rusë javët e fundit në nivel të ministrive të jashtme”.
“I vetmi nivel kontakti është ekipi negociator që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe deputetë”.
“Ata vazhdojnë konsultimet e tyre në nivel ekspertësh, por nuk po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë”.
Më herët sot, ushtarët ukrainas kundërshtuan një ultimatum rus për të dorëzuar armët në Mariupol, me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal duke thënë se trupat në qytetin port po luftonin ende.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...