Erik ten Hag ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Manchester United nga sezoni i ardhshëm.
52-vjeçari do ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, i cili u soll për të zëvendësuar Ole Gunnar Solksjaer në nëntor të vitit 2021.
Nëse nuk shfaqet papritur një pengesë e fundit, Ten Hag do të bëhet trajner i “Djajve të Kuq” gjatë verës dhe konfirmimi i ardhjes së tij do të bëhet në fund të prillit.
Ten Hag dëshironte të sigurohej se ai do të përfshihej në vendimet e transferimit përpara se të merrte një vendim për t’u larguar nga Ajax për në Old Trafford.
Manchester United thotë se ende nuk është nënshkruar një marrëveshje zyrtare, por ata kanë deklaruar se bisedimet janë në një fazë të avancuar për një trajner të ri.
Raportohet se Ten Hag ishte kandidati i preferuar i United për këtë post, përpara Mauricio Pochettino të Paris Saint-Germain.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...