Përmes një konference për mediat, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se është i gatshëm që të shkojë në SPAK nëse është nevoja për të treguar se kush është “koka e korrupsionit” sipas tij.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë që po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të 4 anët, teksa ka shtuar se ka kohë për të shkuar tek “arka me peshq apo dritaret pa leje”.
Edi Rama: Do të pres me padurim që SPAK-u të hyjë në kraterin e vullkanit, të zullumeve, vjedhjeve të cilat nuk gjenden. Shpresoj t’i kenë gjunjtë e fortë, të godasin nga të 4 anët, por të godasin lart. Ka kohë për të shkuar tek arka me peshk dhe tek zgjerimi i dritareve pa leje. Ka kohë për të shkuar deri atje. Kështu që asnjë kursim për të goditur këdoqoftë. Ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë dhe as në qafë, në bish jo e jo. Nëse kanë nevojë ta dinë se kush është koka, unë jam i gatshëm që të shkoj atje e të ju tregoj prokurorëve të SPAK-ut, nëse kanë problem me shqisat diçka që është para syve të shqiptarëve prej vitesh. Jemi në kushtet kur drejtësia e drejtë tani ka filluar të shfaqet në jetën e shqiptarëve, pas 500 vjetësh./tvklan.al
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...