Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin qeverisës të LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

17:27 | 25 Maj 2026
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve; kryesisht për zgjedhjet e datës 7 qershor.

“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për aktivitetet intensive që po zhvillohen anembanë Kosovës në kuadër të fushatës së LDK-së si dhe për mbështetjen e madhe qytetare ndaj kandidatës për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku. Si dhe i prezantoi ambasadorit programin qeverisës të LDK-së për këto zgjedhje. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale